Shqipëri Etnike – Një Komb – Një Flamur – Një Shtet

Hyzri Salihu, “Diaspora Shqiptare”

Një filozofi e qartë dhe aktive për bashkimin kombëtar të popullit shqiptar, do të arrij të misherohet në jetë,duke u mbështetur në një strategji aktive të veprimit kombëtar gjithëpërfshirës. Ajo i paraprin veprimtarive madhore në interes të çështjes kombëtar. Strategjia duhet të jetë:

1) Konsolidimi i mëtejmë i ndërgjegjjes kombëtare.

2) Organizimi i veprimtarive të përbashkëta me qëllim intrgrimin kulturor mbarëshqiptar, bashkimin e plotë të trojeve shqiptare me mjete demokratike si dhe integrimin në strukturat euroatlantike si bashkëmbështetës e integrimit kombëtar.

3) Sensibilizimi i opinionit mbarëshqiptarë lidhur me problemet dhe shqetesimet e shqiptarëve.

4) Te publikohet të dhënat historike dhe traditave atdhetare të popullit tonë.

5) Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me diasporën shqiptare në Botë. Sotë është e nevojshme ripërtërirja e frymës atdhetare dhe veprimtarive patriotike të Rilindasve tanë, duke synuar në kushte e reja, drejt një stadi më të lartë filozofik.

Coptimi i Shqipëris ,tashmë dihet që është një padrejtësi historike, e cila e kushtëzon faktin se nuk mund të ketë nje bashkim europian , veqanarisht një Ballkan të integruar e të qetë, në qoftë se do të ruhen shkaqet që kanë sjellë coptimin e Shqipëris .

Njëri ndër dokumentet më të rëndësishme që garantojnë të drejtë e popujve për bashkim është :

Rezuluta Nr.2625 e datës 24/12/1970 mbi parimin e barazisë dhe të vetevendosjes së popujve ku në pikën e parë të saj thuhet: ~ Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane , bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e ka në realizimin e së drejtës së vetvendosjes,prandaj çfarëdo forme tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të caktuar,duke e sjellë kësisoj atë në pozitë të pabarabartë dhe të mvarur; përbën shkelje flagrante të vetevendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij populli~. Prandaj duhet të Bëhet Shqipëria Etnike me kufijtë e sajë të garantuara dhe siguruar

Comment

*