Shqipëria dërgoi 30 trupa “Komando” të ushtrisë në misionin “KFOR 1” në Pejë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se misioni “KFOR 1” ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

Knid Denion Ndrenika

30 efektivë “Komando” të ushtrisë së Shqipërisë u nisën për t’iu bashkuar në Kosovë misionit ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1” në Pejë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se misioni “KFOR 1” ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Ministri Peleshi mori pjesë në ceremoninë e nisjes së kontigjentit, që siç tha materializon shtimin e pranisë së Shqipërisë në “KFOR”.

Zoti Peleshi u tha efektivëve “Komando” se në ditët e paqes botërore së dhunuar nga agresoni rus në Ukrainë, dyfishohet vëmendja dhe përgjegjshmëria e gjithësecilit për të shërbyer me profesionalizëm, disiplinë ushtarake, dinjitet në respektim të Kodit të Etikës dhe vlerave të NATO-s.

“Materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR. Për herë të parë çojmë në misionin “KFOR 1” një kontingjent special të veçantë që ne kemi në Forcat e Arnatosura. Asnjë inch i kësaj aleance nuk mund të preket, më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë. Punën tuaj ta shikoni çdo ditë si kontribut për paqen dhe sigurinë globale, lirinë e qytetarëve tanë, qytetarëve të botës, qytetarëve të rajonit. Të vëmendshëm, vigjilentë, me dinjitet përkrah aleatëve tanë”.

Në seancën e fundit të Kuvendit zoti Peleshi bëri thirrje për bashkimin e qëndrimeve të shqiptarëve.