Shqipëria e ka Kosovën “hambar” + 145 mln Euro, por Serbia i merr 134 mln Euro

Mallrat kryesore që eksportojmë në Kosovë janë materialet e ndërtimit e metalet (kryesisht çeliku, tullat, çimento), lëndë djegëse e energji (naftë) dhe ushqime, pije e duhan. Për të gjitha grupmallrat, vlera e eksporteve është më e lartë sesa e importeve

Knid Ndrenika

Instituti i Statistikës raportoi se në korrik 2021 Kosova ishte me 17,98 për qind vendi ku Shqipëria shënoi rritjen më të madhe të eksporteve krahasuar me korrikun 20210.

Kosova shënohet gjithashtu si vendi me eksportet më të mëdha të Shqipërisë edhe për krejt vitin 2021

Shqipëria me Kosovën kishte bilanc pozitiv tregtar në çdo lloj malli me plus 145 milionë euro në vitin 2020.

Kurse, me Serbinë Shqipëria shënoi bilanc tregtar negativ në çdo lloj malli minus 134 milionë euro.

Kosova zë vendin e parë me 17,9 për qind të eksporteve të Shqipërisë në korrik 2021, e më tej Spanja me 44,1 dhe Italia me 15,1 për qind.

Mirëpo Kosova shënohet gjithashtu si vendi me eksportet më të mëdha të Shqipërisë edhe për krejt vitin 2021.

Sipas INSTAT-it, Instituti i Statistikës, në janar-korrik 2021 Shqipëria pati 56,8 për qind eksporte në Kosovë e më pas në Spanjë 40,3 dhe në Itali 29 për qind.

Për eksportet, Kosova është partneri kryesor i Shqipërisë dhe shteti ku ne kemi suficitin më të lartë tregtar, që nënkupton se eksportojmë më shumë drejt këtij vendi, sesa importojmë prej tij.

Kosova për eksportet mbetet partneri kryesor i Shqipërisë me plus 145 milionë euro në vitin 2020 ose përndryshe 9,7 për qind të shitjeve të përgjithshme jashtë vendit.

Pra, në vitin 2020, eksportet drejt Kosovës ishin 26.2 miliardë lekë (9.7% e shitjeve totale jashtë vendit), ndërsa importet 8.3 miliardë lekë, me bilanc pozitiv 18 miliardë lekë (145 milionë eurosh).

Madje, vlera e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë është për të gjtha llojet e mallrave.

Ndërkaq, më së shumti në Kosovë, Shqipëria eksporton çelik, tulla, çimento, naftë, ushqime, pije dhe duhan.

Mallrat kryesore që eksportojmë në Kosovë janë materialet e ndërtimit e metalet (kryesisht çeliku, tullat, çimento), lëndë djegëse e energji (naftë) dhe ushqime, pije e duhan. Për të gjitha grupmallrat, vlera e eksporteve është më e lartë sesa e importeve.

Por, me Serbinë, Shqipëria ka bilanc negativ në importe me deficitin më të madh tregtar minus 134 milionë euro dhe gjithashtu me bilanc negatov për çdo lloj malli.

Kurse, uljen më të madhe të eksporteve, Shqipëria në korrik 2021 e ka patur me Kinën me 15,7 për qind.

INSTAT bën të ditur se, gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 29,0%, Kosova 56,8% dhe Spanja 40,3 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar 7,8 % dhe Ukraina 30,5 %.

Sipas INSTAT, në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2020 janë: Italia 16,5 %, Turqia 14,2 % dhe Kina 16,8 %. Vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kroacia 11,8 %, Zvicra 27,4 dhe Austria 12,2 %.

Ndërkohë që si shtatëmujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 34,4%, Turqia 48,3 % dhe Kina 31,0 %. Ndërsa vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Rusia 8,6%, Zvicra 25,5% dhe Ukraina 16,8 %.