Shqipëria fitoi në San Marino, me një lojë të dobët

San Marino, 31 mars 2021 – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e fitoi ndeshjen ndaj San Marinos me rezultatin 2-0, me golat e Manajt dhe Uzunit.

Në pjesën e parë të ndeshjes, ekipi i kombëtares shqiptare e zhvilloi një lojë të dobët kundër ekipit të San Marinos, ekipit të fundity në renditjen e FIFA-s.  ekipi zhvilloi një lojë të ngadaltë, të lexueshme, pa forcën e duhur në sulm dhe me një mesfushë që e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme dhe t’u ofrojë sulmuesve shanse të mira shënimi.

Pjesa e dytë e ndeshjes pati një ritëm tjetër dhe presingu i shtuar i dekipit të Shqipërisë solli golin e parë. Roshi dhe Uzuni, të cilët u futën në lojë në pjesën e dyrë të ndeshjes, i dhanë një freski sulmit, por loja e ekipit vazhdoi të mbetej konfuze, sidomos në fazën e sulmit.

Shqipëria renditet në vendin e tretë në grup, me gjashtë pike. Grupi kryesohet nga Anglia, me 9 pikë, e dyta është Hungaria, Polonia rendotet pas Shaqipërisë, me 4 pikë, kurse Andorra dhe San Marino nuk kanë fituar asnjë pikë.

Njohësit e futbollit vlerësojnë se kombëtares së Shqipërisë do t’i duhet të ndryshojë shumë gjëra, për të arritur  rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme eliminatore për Kamionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet në Katar, në vitin 2022.

Anglia është favorite absolute për kreun e grupit, ndërsa për pozitën e dytë, e cila shpie në Katar, pritet të luftojnë deri në fund Polonia, Hungaria dhe Shqipëria.

(r.m.)