Shqipëria konfirmon se po pret avionin me afganë

Ministria e Jashtme njoftoi se në orët në vijim pritet mbërritja e avionit të parë me qytetarë nga Afganistani.

Ministria komunikoi shkurt se për arsye të sigurisë, nuk do të lejohen kamera në pistë, por planet do t’ju shpërndahen përmes një linku të posaçëm.

Megjithatë, ministria tha se media do të lejohet të qëndrojë në perimetrin e jashtëm të pistës ushtarake të aeroportit të Rinasit.

 

Comment

*