Shqipëria merr mandatin e anëtares jo të përhershme të KS të OKB-së

Nju Jork, 1 janar 2022 – Shqipëria nisi sot, më 1 janar 2022, mandatin e saj dy-vjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shqipëria është pranuar në OKB më 14 dhjetor 1955. Vitin që shkoi, pas 66 vjetësh të qenit anëtare, ajo u zgjedh për herë të parë anëtare e jo e përhwershme e KS të OKB-së.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, është një prej arritjeve më të mëdha të Shqipërisë në diplomacinë ndërkombëtare. Kjo është një mundësi të shkëlqyer për afirmimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e të sigurisë në botë. Por, kjo është edhe një sfidë serioze, me që bota sot përballet me kriza dhe kërcënime shumë serioze.  

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka 15 anëtarë. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme, kurse 10 anëtaret jo të përhershme kanë mandat dy-vjeçar.

Këshilli i Sigurimit është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

(r.m.)

Comment

*