Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë për dërgimin e çështjes së detit në gjykatë

Tiranë, 7 janar 2023 – Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakort për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur dhe ministrja Xhaçka, do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, nxiti përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministrja Xhaçka deklaroi se me Greqinë po diskutohet për një paketë çështjesh.

“Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, cështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e cështjeve që janë ende të pazgjidhura. Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, bëri të ditur zonja Xhaçka.

“Kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”, tha ajo.

(Armand Mero, Zëri i Amerikës)

One Response to “Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë për dërgimin e çështjes së detit në gjykatë

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati -Çam Shqiptaro-Amerikan says:

    “Çuditem” pa mase se si Ministrja e Jashtme e “Shqiperise”z.Olta “; harron shpejte VREJTJEN SHUME TE DREJTE QE I BERI PARA DISA DITESH-Ministrit gerk Dandiest per mohimin e masakrave, vrasjeve, debimit me dhune ushtruar NGA SHOVINISTAT nazofashistat greke,mbi Popullesine e Pafajshme te Çamerise Shqiptare, BILE AS LEJIMIN E TYRE PER VIZITA NE VAREZAT (TE MOHUARA E TE ZHDUKURA) E TE AFERMEVE TE LINDUR NE TROJET e TYRE ETNIKE SHQIPTARE!!
    Apo mos ndoshta ne viziten qe beri ditet e fundit ne Athine me homologun e saj gerk-dedja; i ka premtuar allagrekce ne emer te “demokracise europiane greke”?? Fatekeqesisht, s’ma mer mendja se malakasi ka mare ndonje porosi nga rama i Tiranes-mik grekoserb