Shqipëria siguroi përsëri në mesditë se është gati të presë afganët

Besohet se do të jenë 350 afganët e parë për t’u strehuar në Shqipëri

Knid Ndrenika

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria është gati të presë qindra afganë, me jetë të kërcënuar nga përkeqësimi i sigurisë në Afganistan.

Zonja Xhaçka komentoi në Tuiter se Shqipëria gjithashtu qëndron krah për krah me aleatët dhe e gatshme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Ndërkaq, burime mediatike flasin se 350 afganët e parë do të strehohen në Durrës dhe në Tiranë në vende ende të mbajtura sekret.

Ndonëse nuk ka ende ndonjë datë të saktësuar për të ardhurit e parë afganë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se strehim do t’u jepet bashkëpunëtorëve të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grave veprimtare dhe intelektualëve.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit lëvdoi Shqipërinë dhe Kosovën për pranimin e afganëve të rrezikuar nga rikthimi në fuqi i talebanëve.

Uashingtoni tha se populli afgan meriton të jetojë në siguri, dinjitet dhe i qetë dhe se bashkësia ndërkombëtare është gati ta ndihmojë.

Të gjithë faktorët politikë në qeveri dhe në opozitë, e mbështetën vendimin për strehimin e afganëve të rrezikuar në Shqipëri përkohësisht deri në zhvendosen në Shtetet e Bashkuara