Shqipëria U-18 stërvitet për miqësoren me Italinë në Coverciano më 12 gusht

Nën urdhërat e trajnerit Ardi Behari janë 19 lojtarë 18-vjeçarë, ku dominojnë elementët e kampionatit shqiptar por nuk mungojnë as prurje cilësore nga jashtë, që janë përzgjedhur në seleksionimet e zhvilluara pak kohë më parë nga stafi kuqez

Shqipëria U-18 është duke zhvilluar grumbullimin 7 ditor në prag të ndeshjes miqësore me Italinë, që do të zhvillohet në Coverciano më 12 gusht.

Djelmoshët fituan me 17-vjeçarët e Shqipërisë ndeshjen përgatitore 2-0 në stadiumin Shkumbini të qytetit të Peqinit.

Nën urdhërat e trajnerit Ardi Behari janë 19 lojtarë 18-vjeçarë, ku dominojnë elementët e kampionatit shqiptar por nuk mungojnë as prurje cilësore nga jashtë, që janë përzgjedhur në seleksionimet e zhvilluara pak kohë më parë nga stafi kuqezi.

Fshf.org në materialin e publikuar tregon se si ka ndjekur seancat stërvitore të kuqezinjve dhe ka intervistuar disa prej djemve, që nuk e fshehin aspak kënaqësinë e të qënit pjesë e skuadrës Kombëtare të 18-vjeçarëve, siç shprehet edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar i Akademisë së Futbollit.

“Çdo grumbullim që vjen ftesa më jep një ndjenjë të shkëlqyer. Sigurisht që jam i lumtur që jam këtu dhe e mirëpres çdo ftesë të Kombëtares. Stërvitjet do jenë shumë intensive, do të jenë të mira. Ne do të njohim njëri-tjetrin më shumë duke parë që ka djem të rinj që nuk i njohim nga grumbullimet e mëparshme. Nga këto stërvitje ne presim një rezultat të mirë në Itali në miqësoren që kemi. E ardhmja juaj? Planet janë për të ecur sa më lart, me punë,dëshirë dhe vullnet të arrij të kap majat e Europës”, u shpreh Nikqi.

Bilario Azizi, i datëlindjes 2004, vjen në këtë grumbullim nga skuadra e Torinos në Itali. Mbrojtësi grumbullohet për herë të parë dhe vjen pas seleksionimeve që stafi teknik me në krye trajnerin Reja zhvilluan pak kohë më parë në Itali. “Unë jam shumë i emocionuar sepse është hera e parë që grumbullohem me ekipin në Shqipëri. Kam zhvilluar vetëm dy grumbullime në Itali dhe është hera e parë që jam pjesë e grupit. Këto ditë do na shërbejnë shumë që të njifemi bashkë të gjithë duke parë që kemi edhe stërvitje shumë intensive”, përfundoi Azizi.

Comment

*