Shqipërisë “s’ia dalin dot”, e para në botë për të arrestuar për trafik kokaine

Raporti i Europol me titull “Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm” i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni jep detaje mbi rolin e shqipfolësve në trafikun e kokainës

Europol publikoi ditën e sotme një raport të titulluar “Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm.”

Raporti ka dhënë detaje mbi rolin e trafikantëve që në raport quhen “shqipfolës” në trafikun e kokainës.

Ndër të tjera në faqen 21 publikohet dhe një grafik ku renditen shtetet sipas numrit të personave të arrestuar për trafik kokaine.

Nga grafiku shihet se Shqipëria mban vendin e parë të personave të arrestuar në vendet evropiane në lidhje me rastet e konfiskimit të kokainës, për vitet 2018-2020.

Në vend të dytë renditet Brazili dhe në vend të tretë Kolumbia.

Raporti i Europol me titull “Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm” i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni jep detaje mbi rolin e shqipfolësve në trafikun e kokainës. 

Në raport thuhet se grupet shqipfolëse mund të menaxhojnë rrjetet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë Evropën dhe të formojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine.

Disa burime konfirmojnë rolin e zgjeruar të grupeve të Ballkanit në tregtinë e paligjshme ndërkombëtare të kokainës. Ka të ngjarë që grupet shqipfolëse në veçanti veprojnë kryesisht në mënyrë autonome nga grupet e  tjera të Ballkanit (edhe pse në disa raste bashkëpunojnë.)

Autoritetet nga Mbretëria e Bashkuar identifikuan grupet shqiptare në veçanti, midis kriminelëve nga Ballkani, dhe vlerësuan se ata kishin krijuar kontroll të konsiderueshëm mbi drogën në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2010, Italia, Gjermania dhe Belgjika kanë identifikuar shqiptarët në mesin e 10 kombësive  të individëve të cilët janë të dyshuar për veprat penale të trafikut të kokainës.

Në vitet e fundit një rol i tillë është raportuar edhe nga Austria, Bullgaria, Greqia dhe Zvicra.

Italia gjithashtu identifikoi grupet shqiptare si më aktive, që nga viti 2018, midis grupeve të huaja të përfshira në trafikimin dhe shpërndarjen e drogës, dhe i vlerësoi si grupe që bashkëpunojnë me organizatat vendase në këtë drejtim të veprimtarisë.

Në vitin 2018, Italia gjithashtu regjistroi një rritje të kokainës të kapur në kufijtë tokësorë, veçanërisht në verilindje. Autoritetet italiane i atribuuan këto rritje të trafikimit  grupeve ballkanike, siç janë shqiptarët, grupet serbo-malazeze dhe bullgare, gjithnjë e më shumë të  përfshirë në importimin e sasive të mëdha të kokainës nëpërmjet  rrugëve detare që derdhen në portet e detit Egje.

Në Gjermani, aktivitetet e grupeve shqipfolëse duket se janë të fokusuara në trafikun e drogës, dhe konkretisht kokainën.

Autoritetet gjermane vlerësuan se, grupet e dominuara nga shqiptarët të zbuluar në 2019, renditeshin në vend të dytë pas grupeve gjermane që merren me aktivitetin t paligjshëm të trafikut të kokainës (66 grupe aktive në trafikun e drogës nga 171).

Përveç kësaj,  grupet shqiptare u renditën në vendin e dytë  për veprat penale të lidhura me kokainën.

Duket se grupet shqipfolëse mund të menaxhojnë rrjetet e shpërndarjes së kokainës në të gjithë Evropën dhe të formojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine.

Disa raporte tregojnë se, duke filluar nga viti 2012,  grupet shqiptare zhvilluan ndikim në portet kryesore si në Amerikën Jugore  (Republika Bolivariane e Venezuelës, Brazil, Kolumbia dhe Ekuadori) si dhe në Evropë (fillimisht në Belgjikë dhe Holandën dhe më pas në Gjermani dhe Spanjë), dhe gjithashtu ishin të angazhuar në shpërndarje në Gjermani, Suedi, Mbretëri e Bashkuar dhe madje Australia.

Që nga viti 2012, autoritetet italiane kishin identifikuar një organizatë shqipfolëse, aktive midis vendeve të Beneluksit dhe Italisë, të cilat kishin krijuar lidhje me furnizuesit kolumbianë.

Belgjika raportoi se grupet shqiptare përtej nxjerrjes së kokainës nga portet, ishin përfshirë në eksportimin e kokainës në Itali dhe Shqipëri (që nga viti 2018) .

Në vitin 2018, autoritetet italiane çmontuan një grup kriminal, që vepronte nga Roma dhe përbëhej nga shtetas shqiptarë, të cilët trafikonin  kokainë të importuar nga Spanja dhe Holanda dhe të destinuar për të gjithë territorin italian.

Greqia raportoi se në vitin 2017, trafikantët shqiptarë po zgjeroheshin gjithnjë e më shumë në tregtinë e paligjshme të kokainës dhe importonin  sasi të konsiderueshme në territorin grek, me qëllim shpërndarjen e tij më tej. Greqia raportoi më tej se, që nga viti 2018, rreth 35 për qind e anëtarëve individualë të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e kokainës ishin me kombësi  shqiptare.

###

-Diversifikimi i grupeve të trafikimit

Fragmentimi i shtuar i peizazhit kriminal në Kolumbi ka nxitur formimin e aleancave të reja midis kriminelëve, grupeve dhe mundësive të reja për rrjetet kriminale evropiane për të krijuar kontakte  me ofruesit në Amerikën e Jugut.

Disa prej këtyre grupeve, veçanërisht shqipfolës dhe nga Ballkani Perëndimor, janë bërë veçanërisht të spikatur në prokurimin e marrjes së sasive të mëdha të kokainës drejtpërdrejt në burim.

-Histori bashkëpunimi

Një histori bashkëpunimi mund të jetë gjithashtu e dobishme për depërtimin e tregjeve nga grupet e krimit të organizuar. Ka indikacione për një ndërhyrje të kohëve të fundit të disa grupeve meksikane që veprojnë drejtpërdrejt në rajonet e kultivimit të kokainës në Kolumbi.

Historia e tyre e gjatë e bashkëpunimit me trafikantët kolumbianë, ka sjellë avantazhe në tregun e kokainës.

Një shembull tjetër i një historie të bashkëpunimit ku grupet kriminale për zgjerojnë aktivitetet e tyre ilustrohet me aftësinë aktuale të grupeve shqipfolëse për të vepruar brenda Italisë në bashkëpunim me krimin e organizuar italian.

-Kokaina e kapur në portet detare nga autoritetet doganore të vendeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, sasitë e sekuestruara në vitin 2020 (ose të dhënat më të fundit në dispozicion*) dhe trendi në krahasim me vitin 2019

Belgjika raportoi se grupet e Marokut dhe ato  shqiptare, të cilët janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së kokainës, e kanë zgjeruar rolin e tyre në prokurimin e kokainës dhe zhvillimin e kontakte në Amerikën e Jugut. Grupet shqipfolëse u përfshinë në eksportimin e kokainës në Itali dhe Shqipëri, raporton Ora News.

Shqiptarët zgjeruan rolin në trafikun e kokainës, nga Kolumbia

-Kanalet e hyrjes në Evropën jugperëndimore

Sipas një prokurori spanjoll të specializuar për korrupsion krimi i organizuar në Spanjë, grupi  italian Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra vazhdojnë të kenë një prani në Spanjë, por grupet  nigeriane, shqiptare dhe ruse gjithashtu luajnë një rol aktiv në trafikun e drogës./OraNews/

Të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga raporti i Europol me titull “Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm” publikuar më 07.09.2021