SHQIPTARËSIA, KRENARI KOMBËTARE

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në ditën e 28 Nëntorit.

Nje ndjenje kenaqesie te vecante, te mbushur me shume gezim, me dha  lajmi i deshiruar prej ditesh; se  Intelektuali Atdhetar i Mirenjohur Shqiptaro Amerikani i Nderuar z.Frank Shkreli, mbas nje operacioni  te sukseshem ne zemer ketu ne Manhattan te NY; fillon pushimet  e rimbekembjes prane familjes se gezuar! Z. Frank lindur ne Malesi  Shqiptare, ne moshe te re vjen ne Ameriken e Bekuar nga Zoti;  me Edukaten Demokratike Amerikane dhe i Brymosur me Shpirtin Atdhetar Shqiptar si arshivist i Shqiptarizmes; pa pushuar  shpalos nepermjet shkrimeve dhe publikimeve te shumta, vazhdimesine Atdhetare Shqiptare. Niveli i Larte si Intelektual pasqyrohet si Drejtor i Zerit te Amerikes dhe shoqerues i te parit Minister i Jashtem Amerikan  me pritje Madheshtore ne Tirane me 199 Historite,Trimerite, Aftesite, Kontributet e  personaliteteve Shqiptare te Verteta te gjitha koherave jane te shpalosura edhe ne  publikimet  “Demokracia nuk Pret.” Kohet e fundit, me gjithese me probleme shendetesore, shpalosi nje te vertete Shqiptare,(fatekeqesisht pjeserisht te mohuar), te Stigmatizuar nga I pa harruari Vaso Pashe Shkodrani: “FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!” me deklarimin:” UNE JAM ÇAM!” Me kete nuk mohon asnjehere vendlindjen dhe besimin qe eshte edukuar; por Forcon TI SHQIPERI ME JEP NDER, ME JEP EMRIN SHQIPETAR; dhe si i tille NGA TIVARI NE PREVEZE ESHTE TOKA E JONE ZOTI NA E KA LENE!

 Me lote ne sy me ngjalli Krenari; vecse me then te drejten me krijoi edhe “shqetesime”.Mbas e kane lexuar deklaraten e z.Frank Shkreli; shume Kerkesa te ngjajshme vazhdojne te me afrohen dita-dites. Nje profesoreshe Shkodrane, nje Doktoreshe nga Tirana, shume bashkevendas me banim si ne Amerike, Kanada edhe ne Australi e Itali me drejtohen me preference: “EDHE UNE JAM ÇAM”! Nje mik nga Tirana me shkruajti O Sali, sikur po shtohemi shume! Jo, e VERTETA  ESHTE SE PO ZGJOHEMI. Dhe faktikisht ZGJIMI dhe KRENARIA e ÇAMERISE, KA RIFILLUAR QE NGA ARGJENTINA E LARGET ne distance; AFRUAR SHPIRTERSHT nga ZOTI I VERTETE SE FLET ME NJE GJUHE per te gjithe Besimtaret e kesaj toke, Ne Çamet te Krishtere e Musulmane Shqiptare flasim ashtu sic shkruan Naim Frasheri GLUHE PERENDIE-pra SHQIPE-gjuhen e te pareve te kesaj toke Iliro-Epirote-

Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria” “Çamëria është një plagë e hapur që pikon gjak në secilin prej nesh” Kryepeshkop + Aleksander i ShqiptarëveSot, ora 20.30, mbahet ne Kishën Ortodokse Shqiptare te Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremonia e Përshpirtjes, në kontekstin aktuall të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…Mirëmëngjesi, të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër dhe Motra Shqiptare, Miq te dashur të Shqipërisë: ju dëshiroj, shumë shëndet dhe begati, me familjet e juaja: Me rastin e 76º Vjetorit Genocidit Çam, nga fanatizmi frikacak grek, ku u masakruan mijera Shqiptarë te Çamerise;’ jemi mbledhur sot – 27 Qershor 2020.

Çamëri, je Drita e Kombit Shqiptar!!! Plagët eÇamëve nuk mbyllen kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur e na pikon në zemrën e secilit prej nesh!!! Homazh për të gjithë ata Martirë që u masakruan!!! Sot kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe në Botën Mbarë, Përvjetorin e Gjenocidit Çam, Gjenocid I shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare filluar më 27 / 6 / 1944

Rroftë Çamëria dhe Çamët!!! Rroftë Çamëria Shqiptare!!! Rroftë Çamëria dhe Populli i saj Kreshnik!!! Me Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroftë Kombi Ynë Shqiptar!!! Rroftë Shqipëria Etnike e Ilirisë Autoktone!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekoftë Racën e bukur Ilire!!! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët, me Flamurin e Kombit Kuq e Zi kudo që janë në botë!!!

Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Aleksander I Shqiptarëve,

Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës Rroftë Shqipëria e Bashkuar!!! #UnëJamÇameria

Më poshtë një urim dhe mesazh tepër domethënës i Kryepeshkopit Aleksandër i Shqiptarëve, udhëheqsit shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikën Latine, me rastin e Ditës së Pashkëve drejtuar të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës dhe pa dallim feje a krahine: Krishti u Ngjall! Me zemër ju uroj Gëzuar Pashkët, Vllëzër dhe Motra dhe Miqtë e mi Shqiptarë Ortodoksë dhe të gjithë atyre që e festojnë ketë ditë, kudo që gjindën, e për shumë vjet! Urime e paqë bekim dhe dashuri në familjet tuaja.

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur me dashuri të gjithë Myslimanët, Bektashianët, Ateistët dhe të Krishterët, Vëllezërit e mi të gjakut: Urimet më të mira për të gjithë ju! Paqë, lumturi e begati gjithmonë! Rofshin të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën, pa dallim Feje! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar, përgjithmonë! Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë se Ilirisë. Autoktonus! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Kryepeshkop +Aleksander i Shqiptarëve, Bir i Shqiponjës! (Marrë nga portali i Kryepeshkopit

Nje nder Veprat e medha te Fan Nolit ishte Mbeshtetja e Amerikes se Bekuar per te Krijuar Kishen Ortodokse Shqiptare, sepse kisha ortodokse greke nuk lejonte te krishteret ortodokes Shqptare te varoseshin me meshe ne gjuhen Shqipe. Por sot fatekeqesisht kishen ortodokse Shqiptare e ka uzurpuar Janullatosi, i cili jo vetem qe nuk di Shqip por vazhdon greqezimin e Shqiperise; duke mohuar Masakrat dhe genocidin grek ndaj Shqiptareve te Çamerise. Vetkuptohet se feja greke nuk eshte fetare, por shoviniste; sa larg qendron nga Feja e vertete qe  Zoti i Madherishem flet me nje Gjuhe miqesore, vellazerore per te gjithe njerezite kesaj toke te Bekuar nga Ai. 

Sali Bollati Çam i mbijetuar nga genocidi grek me 1944