Shqiptarët në Australi organizojnë festime në ditën e shenjtërimit të Shën Terezës

Shoqata Katolike Shqiptare, Nënë Tereza në Adelaide, Australi do të organizojë festime në ditën e shenjtërimit të Shën Terezës. Shoqata fton të gjithë komunitetin shqiptar në Adelaide të festojnë së bashku.

“5 Shtator 2021 ora 11:30 Shoqata Katolike Shqiptare “Nënë Tereza Adelaide”, organizon festën dedikuar shenjtores shqiptare Shën Tereza e Kalkutës. Rruzarja shenjtë, procesioni fillojnë në orën 11:30 pastaj Mesha e Shenjte në orën 12:00 qe celebrohet nga Pader Roger në Kishën Mater Christi 413 Grange Rd Seaton” shkruhet në njoftim e publikuar në Facebook nga Shoqata Katolike Shqiptare Nënë Tereza na Adelaide SA./“Gazeta Diaspora Shqiptare”