Shqiptari që ka mbrojtur për 30-vjet me radhë presidentët e Shteteve të Bashkuara

Kuqezi nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë

Një shqiptaro-amerikan, i cili ka shërbyer për 30 vjet me radhë në forcat speciale që ruajnë Presidentët e Shteteve të Bashkuara ka dalë në pension.

Ai e ka “festuar” mbarimin e viteve të shërbimit me një fotografi nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë me një fanellë që shpalos flamurin kuqezi.

Emri i tij nuk është bërë i ditur pëe publikun mbase për arsye të rregullave të sigurisë, por fotografia është botuar në rrjetet sociale Facebook, Twitter etj nga një mik i ngushtë i tij, Gjon Junçaj, i cili i referohet si “vëllai im shqiptar”.

“Urime mikut tim dhe vëllait shqiptar për daljen në pension nga Shërbimet Sekrete. Jo më pak, por nga nga maja e Shtëpisë së Bardhë, dhe kudo në botë, ka mbrojtër për mbi 39 vjet presidentët e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Junçaj, që punon si ndihmës prokuror në Michigan, SHBA.

Shqiptarët mund ta njohin Junçajn nga kontributi i tij si jurist shqiptaro-amerikan që u vendos në Shqipëri për të ndihmuar reformën në drejtësi.

“Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkroi ai në shqip në mbyllje të urimit për mikun e tij të Shërbimeve Sekrete. (ruben avxhiu)