Shtatë vende të BE-së nisin përdorimin e certifikatave të vaksinimit

Bruksel, 2 qershor 2021 – Greqia, Gjermania, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia prezantuan të martën një sistem certifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij program, që është paraparë për 1 korrik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e certifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë.

Certifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.

Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut. Ato do të jenë në gjuhët e vendeve dhe në anglisht.

“Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Certifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar,” tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e çertifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Ministri grek për strategjinë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, ka thënë se vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit.

“Vendet nuk do të lëshojnë më certifikata të vendeve të veçanta, por do të miratojnënjë certifikatë të përbashkët. Kjo do t’i thjeshtojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme”,ka  thënë Pierrakakis.

Ai ka thënë se këto  certifikata do t’i bëjnë më të lehta udhëtimet brenda BE-së.

Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht se nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës.

Megjithatë, rekomandimi nuk është mbështetur ende nga tëgjitha vendet e BE-së.

(r.m.)