Shteti në shërbim të Partisë Socialiste? – Edi Paloka denoncon duke zbuluar mesazhin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Durrës, Edi Paloka, ka akuzuar ish-drejtorin e Aluiznit në Durrës, Arben Isakun, se u kërkon punonjësve të adnministratës shtetërore që të mos shkojn ënë punë port ë mbledhin vota për Partinë Socialiste.

Paloka ka publikuar një mesazh të dërguar nga Arben Isaku te punonjësit, në të cilin shkruhet se punonjësit duhet që deri të dielën në darkë të plotësojnë listat me elektoratin grin ë secilën qendër votimit.

Kandidati i PD kërkon nga prokuroria të arrestojë Arben Isakun, pasi po shkel hapur ligjin dhe Kodin Zgjedhor.

“Kur do e arrestoje prokuroria kete dhe te tjeret si ky qe vazhdojne te shkelin hapur ligjin dhe Kodin ? Arben Isaku, ish-drejtor i Aluiznit Durres, i arrestuar nje here per shperdorim detyre, sot koordinator i PS ne Durres”, shkruan Paloka.