Shtohen zërat kundër përjashtimit të Berishës nga Basha: “Vrave PD-në”!

Shtohen zërat kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ish-kryeministrin Sali Berisha. Debate të ashpra në mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupit parlamentar.

Disa deputetë kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Luçiano Boçin, Oerd Bylykbashin, etj.

“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.

Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.

Një tjetër zë në PD del kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të demokratëve Sali Berisha.

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri shkruan në “Facebook” se në 30 vjet ekzistencë asnjë kryetar i PD-së nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë askënd, duke e cilësuar kështu vendimin personal të Bashës.

“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!!

Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!!
Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!!
#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas”, shkruan Strazimiri.

balkanweb