Shtyhet sërish funksionalizmi i rrjetit 5G në aeroportet amerikane

Uashington, 19 janar 2022 – Dy kompani telefonike në Shtetet e Bashkuara, AT&T dhe Verizion, janë pajtuar për të shtyrë lansimin e gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në disa aeroporte.

Ky shërbim, që ofron shpejtësi më të madhe të internetit dhe mbulim më të mirë, ishte planifikuar që të zbatohej prej 19 janarit.

Mirëpo kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrje, duke paralajmëruar se sinjalet mund të ndërhyjnë në sistemet e navigimit të aeroplanëve.

Kompanitë për telekomunikime kanë shprehur zemërimin e tyre, ndonëse janë pajtuar për të kufizuar këtë shërbim.

AT&T ka thënë se do të ndalë “përkohësisht” shërbimin në “disa kulla afër aeroporteve”.

Sipas saj, rregullatorët kanë pasur dy vjet për të planifikuar dhe për t’u përgatitur për nisjen e shërbimeve 5G.

“Ne jemi të zemëruar nga Administrata Federale e Aviacionit që nuk ka arritur të bëjë atë që e kanë bërë gati 40 shtete, që nënkupton funksionalizimin e teknologjisë 5G, pa penguar shërbimet e aviacionit, andaj i bëjmë thirrje të veprojë me kohë”, ka thënë kompania AT&T përmes një deklarate.

Verizon ka thënë po ashtu se “vullnetarisht ka vendosur të kufizojë rrjetin 5G afër aeroporteve”.

Kjo shtyrje e tretë ka ardhur teksa Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e aviacionit janë duke tentuar të gjejnë zgjidhje ndaj kësaj çështjeje, për të cilën kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë probleme të mëdha, e madje edhe t’i detyrojë që të anulojnë disa fluturime.

Kompanitë ajrore shqetësohen se sinjali 5G mund të pengojë në funksionimin e aeroplanëve, në sistemet e tyre të navigimit, sidomos në kohë me mot të ligë.

Dy kompani të mëdha të prodhimit të aeroplanëve, Airbus dhe Beoing, kanë shprehur shqetësime po ashtu.

Kompanitë për shërbime telefonike në disa vende të botës kanë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë për të përditësuar rrjetet dhe për të jetësuar teknologjinë 5G, e cila ofron shërbime më të shpejta të internetit dhe qasje më të mirë.

(REL)

Comment

*