Si mund t’i përdorë krimi i organizuar të dhënat personale të bëra publike

Referuar analizave nga ekspertët e teknologjisë së informacionit, dokumentet e pagave të muajit janar dhe Prill 2021 janë përpunuar nga llogaria e shtetases Mimoza Seraj, ish punonjëse e drejtorisë së tatimeve. Në fakt, rezulton se zonja Seraj është larguar nga detyra që në vitin 2019. Top Story ëhstë përpjekur të kontaktojë me Serajn e cila ka dhënë një mesazh të shkurtër përmes telefonit.

“Nuk di asgje ende. Akoma s’me ka sqaruar askush, jam ne pritje. Sa di ti di edhe une. Une jam larguar qe ne vitin 2019 dhe nje vit para kam qene me leje pasi kam qene semure. Ju lutem mos me shqetesoni me”.

Referuar dosjes hetimore që Top Story disponon, ekspertja IT e vënë në pranga Eni Qirjako ka pranuar se është ajo që ka krijuar failin me të dhëna nga llogaria e ish-punonjëses së tatimeve Mimoza Seraj. Këtë gjë ajo ia ka bërë me dije edhe shefit të saj Ervin Muça kur ka konstatuar se materiali i bërë publik në fund të dhjetorit të vitit 2021 përkonte me datën dhe të dhënat që i kishte dërguar kolegut Agaraj.

Për momentin hetimet për cështjen “patronazhisti” po zhvillohen veçmas nisur nga natyra dhe dyshimet për qëllime elektorale. Implikimi i një personazhi pranë oligarkut të njohur rus të lidhur me Kremlinin ngre alarmin e një ndërhyrjeje të mundshme të Moskës siç e kemi parë shpesh edhe në shtete të tjera. Kjo pistë është në verifikim e sipër nga grupi hetimor dhe nëse kjo vërtetohet, do të ishim para një skandali të madh diplomatik që cënon sigurinë kombëtare të vendit.

Me kaq shumë të dhëna private të bëra publike, sot rreziku është i gjithasnshëm për qytetarët. Hakerat mund të kryejnë një sërë krimesh fare lehtë. Nga vjedhja e identitetit, te falsifikimi i dokumenteve, përdorimi për kredi bankare, etj. “Por ajo që unë i druhem kësaj situate është aplikimi me mikrokredi se mund të përdoren të dhëna individësh për aplikim në subjekte pasi individët aplikojnë direkte në subjekte tregtare e nuk kalojnë në filtra” u shpreh avokati, Bledar Meminaj.

Duke pasur informacion public për targat, sot rritet ndjeshëm veprimtaria kriminale në dëm të qytetarëve që mund të bien viktima të falsifikimit, vjedhjes e më pas përdorimit të targave të tyre për veprimtari kriminale… “Mund të falsifikohen mund të bëhen, përdoren nga grupet rivale njerëz që kanë konflikt. Përdor kofliktin e dy perosnave mer të dhënat, targat e tyre, bën një të ngjashme mbase dhe makinën, bë një atentat dhe është kollaj për ta trubulluar policinë e hajde përfitojmë nga koha e mbulojmë ca prova” u shpreh avokati, Bledar Meminaj. “PSH, të dhënat për targat mund perdoren nga krimi organizuar per vrasje me pagesë” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë kombëtare.

top channel