Soreca mbështet nismën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Tiranë, 26 maj 2021 – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i lartë evropian ka thënë se Bashkimi Evropian po e ndjek nga afër këtë nismë, së bashku me ambasadat e vendeve të BE-së  në Tiranë.

Ai ka theksuar se është thelbësore që të dëgjohet zëri i komuniteve locale lidhur me këtë çështje.

“Ne e mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë nga afër këtë, së bashku me ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që të dëgjohet zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit”, kashkruar Soreca

Shumë shoqata për mbrojtjen e mjedisit, shkencëtarë dhe figura me famë botërore po e mbështesin nismën për shpalljen e Vjosës park kombëtar.

Komuniteti i zones, amnbientalistët dhe dashamirët e natyrës kundërshtojnë planet për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Vjosa. Kundër këtyre planeve janë organizuar edhe protesta në Tiranë.  

Zona e lumit Vjosa është një margaritar i vërtetë i natyrës që tërheq numër të madh të turistëve të vendit dhe të huaj.

(r.m.)

Comment

*