Soreca: SPAK ka mandat të zgjerojë hetimet lidhur me krimet zgjedhore

Tiranë, 19 maj 2021 – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur sot në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit dhe për akuzat për krime zgjedhore.

Soreca ka thënë se administrata zgjedhore dhe institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që, siç është shprehur, “të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill”.

“Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. Për ne është e rëndësishme që nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore të shqyrtohen parregullsitë. Edhe SPAK ka mandat që të zgjerojë hetimet lidhur me krimet zgjedhore. Ne po e ndjekimnga afër këtë çështje. Ne, me qeverinë qendrore dhe vendore, do jemi zëri juaj”, ka thënë Soreca, gjatë takimit me qytetarë në Durrës.

Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të zhvillojë një tur në disa qytete të vendit.

“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë më të mira zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.

(r.m.)

Comment

*