Sot e merr detyrën ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Prishtinë, 10 janar 2022 – Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do ta marrë sot detyrën e tij edhe zyrtarisht.

I Ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane Nicholas J. Giacobbe ka bërë të ditur se ambasadori  Honevier do t’ia dorëzojë sotletrat kredenciale Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadori Hovenier, i cili luajti një rol të rëndësishëm në negociatat për statusin e Kosovës, u emërua në këtë pozitë nga presidenti Joe Biden në korrik të vitit 2021, ndërsa nga Senati i SHBA-së u konfirmua më 18 nëntor.

Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së.

Para se të emërohej në këtë pozitë, ai shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Honevier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

Honevier flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht.

(r.m.)

Comment

*