Spahiu: Serbia po tenton të afrohet me SHBA-në, Kosova të fuqizojë lobin shqiptar

Prishtinë, 7 shkurt 2022 – Ish ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, u ka bërë thirrje ushëheqësve të institucioneve shtetërore të Kosovës që të ndihmojnë fuqizimin e lobit shqiptar në SHBA për të ripërtërirë kontaktet me Kongresin në Uashington.

“Mendoj se lidershipi ynë duhet të bëjë vizita më të shpeshta në Amerikë dhe sidomos të ripërtërijë kontaktet me Kongresin amerikan, për të plasuar në Kongres të vërtetën për Serbinë”, ka thënë Spahiu, transmeton Telegrafi.

”Për të ruajtur një mik duhet shumë punë dhe pa ndërprerë. S’mund të themi se e kemi mbështetjen e Amerikës dhe s’na duhet të punojmë më me të sepse kjo vetëkuptohet. Jo. Ne duhet të jemi atje pranë dhe mos të bëjmë gabime”, ka theksuar ai.

Duke folur për letrën drejtuar Presidentit Biden nga e 16 kongresistë që kërkojnë thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Serbisë, Spahiu ka thwnw se nw letwr thuhen shumw tw pavwrtetw dhe gjysmw tw vwrteta.

“Aty kishte shumë gënjeshtra vetëm për t’i bindur kongresmenët, por edhe administratën e Presidentit Biden, se është Serbia ajo që duhet mbështetur në rajon”, ështw shprehur ai.

Spahiu i vlerëson shqetësuese aktivizimin e lobit serb në SHBA dhe përpjekjet e Serbisë që përmes gënjeshtrave po tenton të afrohet me administratën e re amerikane.

“Përkundër faktit se Serbia ka qenë e bombarduar nga SHBA dhe NATO në rastin e agresionit të saj në Kosovë, qeveria e tanishme serbe po bënë përpjekje të jashtëzakonshme që të afrohet me administratën amerikane”, ka thënë ai.

“Në të vërtetë, ka një garë të hapur të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të krijojnë aleancë apo një miqësi me SHBA-në”, ka  shtuar ai.

Spahiu ka thekdsuar se në Kogresin e SHBA-së edhe më parë ka ekzsituar lobi serb, por ai ka qenë krejtësisht i pafuqishëm përballë lobit shqiptar.

“Lobi shqiptar ka qenë shumë aktiv gjatë periudhës së viteve ‘90-ta, por edhe pas shpalljes së pavarësisë, pasi kemi pasur disa miq në Kongres”, ka thënë ish ambasadori i Kosovës nëSHBA, Avni Spahiu.

(r.m.)