SPAK do t’i marrë në pyetje 5 gratë e riatdhesuara nga Siria

Tiranë, 4 gusht 2021 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do t’i marrë në pyetje 5 gratë që u riatdhesuan të dielën në Shqpëri nga kampi Al-Hol në Siri.

Top Channel raporton se ato do të intervistohen në Durrës, ku janë akomoduar pas kthimit në Shqipëri.

Ato do të merren në pyetje për të zbuluar se kush i ka rekrutuar, kush i ka financuar dhe kush i ka dërguar në Siri.

Të dielën, më 1 gusht, në Shqioëri u riatdhesuan 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare të cilët gjendeshin në kampin Al-Hol në Siri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se së shpejti do të ketë një tjetër operacion shpëtimi për gratë dhe fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e Sirisë.

Mediet në Tiranë raportuan se disa gra shqiptare në kampet e Sirisë kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri. Arsyet e refuzimit mbeten të panjohura.

(r.m.)