SPAK kërkon sërish paraburgim për kardiokirurgun Edvin Prifti

Tiranë, 14 prill 2021 – Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon sërish arrest me burg për kardiologun Edvin Prifti, i cili është i dyshuar për korrupsion, raporton Zëri i Amerikës.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kishte vendosur masën e arrestit me burg për shefin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, si edhe pezullim të ushtrimit të profesionit. Por, pas ankimit nga mjeku dhe avokatët e tij, Gjykata e Apelit e  shfuqizoi masën e arrestit me burg dhe e la në fuqi vetëm masën e pezullimit të ushtrimit të profesionit.

SPAK kërkon tani nga Gjykata e Lartë që të rikthejë në fuqi vendimin e Shkallës së parë dhe mbajtjen e zotit Prifti në burg, duke pretenduar se Gjykata e Apelit nuk i ka marrë parasysh provat e reja që, sipas SPAK-ut, e rëndojnë më shumë pozitën e kardiokirurgut.

Hetimet ndaj Edvin Priftit nisën për shkak se dyshimet  se ai pomerrte ryshfet linden gjatë përgjimeve që po i zhvillonte prokuroria lidhur me çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës,

Prifti dyshohet se merrte para për ndërhyrjeve kirurgjikale të realizuara në spitalin shtetëror. Në banesën dhe në zyrën e tij,atij iu gjetën  250 mijë euro dhe 16 milion lekë.. Sipas avokatit të Priftit, paratë e gjetura ishin siguruar nga shitja e një prone të familjes.

(r.m.)

Comment

*