SPAK rihap hetimet për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari, 21 vjet më parë

Tiranë, 8 tetor 2021 – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, do të rihapë hetimet për vrasjen e bujshme të Komisar Arben Zylyftari.

Mësohet se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, të ndodhur 21 vite më parë.

SPAK pritet të marrë në pyetje ish-avokatin Sokol Koçiu, ish-avokat i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish kryepolicit të Shkodrës.  Tafilaj pretendon se ngjarja është e manipuluar dhe nuk është zbardhur nga drejtësia.

Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në vitin 2000 në krye të detyrës. Ai u qëllua me një breshëri plumbash automatiku, gjatë një operacionit kundër dy personave në kërkim.

(Panorama.al)