SPAK-u dhe policia shkojnë në Kadastrën e Vlorës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mësohet se ka zbarkuar paraditen e sotme në zyrat e Kadastrës së Vlorës.

Vizita e befasishme e SPAK mësohet se lidhet me hetimin e një dosje pronësie në qytetin e Sarandës.

Denoncimi është bërë nga pronari që pretendon se ka shkelje dhe abuzim nga drejtuesi i Kadastrës në Vlorë.

SPAK zbarkoi në këtë institucion një ditë pas dorëheqjes së Klodian Trocit si kreu i Kadastrës.

Largimi i tij mësohet se është bërë për arsye personale dhe në vend të tij sot është emëruar Reinard Meta.

Ky i fundit është i 14-i drejtues që emërohet në dy vite, nga shtatori i 2019 deri tani.

Troci kishte rreth 1 vit në krye të Kadastrës së Vlorë, ndërsa kishte qenë edhe në 2019 pjesë e këtij institucioni por u shkarkua si rrjedhojë e  furtunës në Kadastrën e Vlorës.

Një ndër çështjet që SPAK po heton në Kadastrën e Vlorës është edhe ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, nëse ky i fundit ka apo jo prona të regjistruara në këtë institucion.

Rreth orës 11:02 në këtë institucion kanë mbërritur dhe efektivë të policisë së Vlorës por nuk dihet arsyeja.

Me 3 shtator të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra të premten prokurorin e arrestuar të Sarandës, Sali Hasa, pasi nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.

Seanca për Hasën, i cili prej tre muajsh ndodhet në arrest me burg për akuzën e korrupsionit, u mbajt pa praninë e tij dhe të avokatit si në seancën dëgjimore edhe në shpalljen e e vendimit.

Prokurori u hetua nga Shkalla e Parë e Vetingut vetëm për kriterin e pasurisë.OraNews