Stefanoviq: Niveli i gatishmërisë luftarake të ushtrisë u ngrit me urdhër të Vuçiqit

Beograd, 28 shtator 2021 – Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se niveli i gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën është ngritur me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se ngritja e gatishmërisë ushtarake është, siç u shpreh, “një mekanizëm parandalues”.

“Ky është vendim sovran dhe kemi të drejtë të vendosemi në territorin tonë. Askush nuk do të na tregojë çfarë të bëjmë”, tha Stefanoviq për Pink TV.

Por, ai theksoi se ushtria e Serbisë, “nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë”.

Stefanoviq i ka vizituar njësitë e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, bashkë me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Botsan Harçenko.

Ngritja e nivelit të gatishmërisë luftarake dhe e pranisë së ushtrisë serbe në zonën e kufirit me Kosovën u ngrit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Serbët në veri të Kosovës i bllokuan pikat kufitare me Serninë në Jarinjë dhe në Bërnjak, dukeprotestuar kundër vendimin për reciprocitetin, me të cilin serbët duhet t’i zëvendësojnë targat e automjeteve të regjistruara në Serbi me targa të përkohshme të Kosovës.

Kosova e ka dërguar atje njësitë speciale të policisë, për të mbrojtur nga sulmet  eventuale pikatkufitare dhe për të mbrojtur institucionet e shtetit dhe integritetin e sovranitetin e Kosovës.

(r.m.)

Comment

*