Stolteberg: Në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë ka ngritje të tensioneve

Podgoricë, 3 janar 2022 – Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka thënë se në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë ka ngritje të komnsiderueshme të tensioneve.

Stoltenberg, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka theksuar se NATO do të punojë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe ka shprehur gatishmërinë e Aleancës për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, me reforma të ngecura dhe me aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë në Kosovë, KFOR-it, të mandatuar nga OKB-ja, dhe të zyrave tona në Sarajevë dhe në Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat”, ka thënë Stolteberg.

Duke i komentuar veprimet e fundit të Republikës Sebe për shpërbërjen e shtetit të Bosnjës e Hercegovinës, ai ka thënë se institucionet  shtetërore të Bosnjës e  Hercegovinës duhet të kenë qëndrim unik.

“Strukturat e Bosnjë e Hercegovinës është e rëndësishme të jenë unike për stabilitetin e vendit”, ka thënë Stoltenberg.

“Siç kam thënë vitin e kaluar, kur e festuam 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, një nga arritjet më domethënëse ishte krijimi i Forcave të Armatosura të Përbashkëta. Në fund të luftës kishte më shumë se 400.000 ushtarë, të ndarë ashpër mes tri ushtrive. Sot ekziston një ushtri e vetme, profesionale, prej rreth 10,000 ushtarësh dhe 5,000 rezervistësh, nën një zinxhir të vetëm komandues. Çdo përpjekje për t’i dobësuar institucionet shtetërore vetëmsa do ta minojë sigurinë e Bosnjë e Hercegovinës”, ka thënë Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur se a ka NATO mekanizma për të parandaluar tensionet që mund të shtohen.

“NATO është forumi i vetëm transatlantik për konsultime dhe vendime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Menaxhimi i krizës është dhe do të jetë një nga detyrat tona themelore. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n. Kjo u riafirmua në samitin tonë në Bruksel dhe gjatë takimit tonë të fundit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga”, ka thënë ai.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve në rajon që të tregojnë përkushtimin e tyre për reforma dhe për pajtim. Ky është çelësi për konsolidimin e stabilitetit në gjithë rajonin”, ka theksuar ai.

(r.m.)

Comment

*