Stoltenberg: Akterë të huaj po përpiqen të minojnë progresin në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë

Riga (Letoni), 1 dhjetor 2021 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të aleancës, ka folur për angazhimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimordhe zhvillimet e fundit në këtë rajon.

Stoltenberg ka thënë kohëtefundit ka pasur tensionim të situatës në Kosoëv dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ai ka theksuar se në rajon ka akterë të huaj që po punojnë për të minuar progresin e arritur.

Stolteberg ka thënë se NATO do të mbajë praninë e saj në rajon, pasi vlerësohet se ajo karëndësi jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Së fundi kemi parë rritje të tensioneve në Ballkan Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinë. Kemi më shumë retorika agresive, stagnim të reformave dhe akterë të huaj që po punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Ne jemi pajtuar për rëndësinë e prezencës sonë në rajon, përfshirë misionin tone, KFOR, në Kosovë dhe të zyrave tona në Sarajevë dhe në Beograd”, ka thënë Stoltenberg.

(r.m.)