Stoltenberg: Luftimet në Ukrainë mund të zgjasin me vite

Bruksel, 19 qershor 2022 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizimin për Kievit me armë të fundit, edhe nëse “kostot janë të larta”.

Paralajmërimet erdhën pasi Rusia e rriti ofensivën e saj kundër Severodonjeckut dhe qyteteve të tjera lindore të Ukrainës.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund marr vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha Stoltenberg, më 19 qershor, për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”.

Pas vizitës së tij në Kiev më 18 qershor për të treguar mbështetje për Ukrainën, kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në “Sunday Times” të Londrës se “koha është faktori jetik” dhe “gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt se Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar”.

Më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.

Rekomandimet e 17 qershorit të KE-së do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ku do të merret vendimi përfundimtar për rekomandimet e Komisionit Evropian.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi më 18 qershor, ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin e Mykolaiv rreth 500 kilometra nga Kievi

Një ditë pas, ai tha përmes Telegramit se “ushtria, policia [dhe] Garda Kombëtare.. mos dyshoni në fitoren tonë”.

Zelensky tha se nuk do t’ia japin jugun askujt dhe se gjithçka që është e tyre do ta marrim mbrapsht.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas i Forcave të Armatosura tha më 19 qershor se trupat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në drejtim të Syeverodonjckut dhe Bakhmut.

Trupat ruse po bombardojnë pozicionet e trupave ukrainase dhe infrastrukturës civile në zonën e qytetit binjak të Lysychansk ngjitur me Syeverodonjckun dhe vendbanimeve të tjera me artileri topash dhe sisteme raketash me shumë lëshime.

Ata thanë se Rusia po përpiqet gjithashtu të kapte Slavyanskun.

Javën e kaluar, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi kanë vizituar Kievin.

(REL)