Studim mbi financimin e partive politike në Shqipëri gjatë fushatës zgjedhore

Tiranë, 2 prill 2021 – Instituti për Studime Publike dhe Ligjore në Tiranë ka përgatitur një studim mbi financimin e partive politike dhe transparencën financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Ekspertët e këtij instituti besojnë se Kodi i ri Zgjedhor shënon përmirësime të dukshme pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, por tani është koha për t’u vërtetuar zbatimi konkret i tyre.

Instituti për Studime Publike dhe Ligjore në Tiranë vlerëson se zbatimi i duhur i Kodit të ri Zgjedhor mbi financimin e partive politike mund ta rritë transparencën mbi të ardhurat e tyre në fushata dhe mund të shmangë përfshirjen e parave të pista.

Pas një studimi të detajuar mbi përmirësimet që iu bënë Kodit Zgjedhor pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, Instituti theksoi se Kushtetuta dhe Kodi zgjedhor e kërkojnë transparencën. Transparenca e financimeve është futur deri në nivelet e Kushtetutës së Republikës, e cila kërkon që burimet financiare të partive politike, si dhe shpenzimet e tyre duhet të bëhen kurdoherë publike.

Ekspertja e Institutit për Studime Publike e Ligjore, Borana Mustafaraj, thotë se “ligji e ka bërë të detyrueshëm regjistrimin dhe publikimin e gjithë veprimtarisë financiare, deri tek identiteti i donatorëve, madje edhe ruajtjen e të dhënave deri në 7 vjet”.

Kodi Zgjedhor detyrimin për transparencë brenda vet partisë politike, në mënyrë që asnjë dhurues, huadhënës apo kredidhënës të mos kalojë kufirin mbi 1 mijë dollarë.

Ligji kërkon që transparenca të bëhet para zgjedhjeve, në mënyrë që qytetarët të informohen për financat partiake përpara se të shkojnë në votime.

Në pjesë ku nevojiten përmirwsime në ligj janë auditimet e vet KQZ-së. Ekspertët e Institutit mendojnë se veprimtaria financiare të kontrollohet dhe publikohet përgjatë vitit zgjedhor dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Në të kundërt, publiku dhe partitë opozitare nuk mund ta njohin mënyrën sesi po zhvillohet fushata zgjedhore dhe të krijojnë një opinion përpara se të shkojnë në votime.

Dënimet janë ashpërsuar, ndërsa shqetësimet më të mëdha mbeten donacionet private, ku parashkohen kufizime sasiore dhe cilësore, si dhe ndalimi i donatorëve para zgjedhjeve dhe 3 vjet pas zgjedhjeve që të mos përfitojnë kontrata publike.

Ekspertët besojnë se Kodi Zgjedhor solli përmirësime të ndjeshme për të shmangur përdorimin e administratës në zgjedhje. katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si rritja e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, e të tjera.

KQZ, KLSH dhe Komisioneri për Shërbimin Civil janë 3 institucionet që kontrollojnë financimin e partive politike.

Por KQZ ka marrë një rol të rëndësishëm me kodin e ri zgjedhor në vëzhgimin dhe ndëshkimin e gjithë shkeljeve që vihen re gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, që edhe pse online dhe nën kufizimet e pandemisë, përsëri është e tensionuar.

Studiuesit besojnë se Kodi Zgjedhor ka sjellë përmirësime cilësore, por përsëri është vullneti i institucioneve dhe drejtuesve tw tyre, që e kanë vet nw dorw nëse e zbatojnë si duhet atw apo do ta mbajnë ashtu të mirë vetëm në letër, si edhe shumë ligje të tjera në Shqipëri.

(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)

Comment

*