Suedi-Rep.Çeke: Shqipëria dhe Maqedonia V. të fillojnë menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE

Ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Suedisë, Jakup Kulhanek dhe An Linde u shprehën se prioriteti për Suedinë dhe Pragën zyrtare gjatë kryesimit të presidencës së BE do të jetë Ballkani Perëndimor dhe përparimi i vendeve të rajonit me reformat.

Suedio

Çekia do të kryesojë me BE-në nga korriku i vitit 2022, ndërsa në janar të vitit 2023 kryesimin do të mbajë Suedia.

“Do të doja të dëgjoja premtime në samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë kryesimit çek, të dëgjojmë premtime për data konkrete, të themi Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të aderojnë drejt BE-së”, tha Kulhanek në konferencën e përbashkët me Linde.

Shefja e diplomacisë suedeze theksoi se varet nga përparimi i reformave që duhet të jenë drejt respektimit të vlerave evropiane në ato vende.

 

 

“Ballkani është i rëndësishëm. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përmbushën kushtet për fillim të bisedimeve dhe duhet të fillojë bisedimet menjëherë”, tha Linde.

Ministri Kulhanek rikujtoi se BE për disa vjet premton vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë evropiane dhe nuk është në gjendje t’i përmbushë ato premtime.

Comment

*