Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Stokholm, 17 maj 2022 – Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e ka nënshkruar të martën aplikimin për anëtarësim në NATO, raporton CNN.

Lëvizja shënon hapin formal të Suedisë drejt anëtarësimit në aleancën veri-atlantike, duke i dhënë kështu fund neutralitetit ushtarak.

Kjo lëvizje vjen në kohën oas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Kjo është diçka e madhe, diçka serioze dhe duket sikur kemi arritur në përfundimin më të mirë për Suedinë. Nuk e dimë se sa do të marrë kohë aplikimi ynë, por ne kemi llogaritur që kjo mund të marrë deri në një vit. Këtë javë aplikimi ynë do të dorëzohet, bashkë me atë të Finlandës, dhe pastaj do të procedohet në NATO”, ka thënë Linde, pas nënshkrimit të aplikimit.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s, së bashku me Finlandën fqinje, “për të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të përbëjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë.

“Por zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor sigurisht që do të provokonte përgjigjen tonë”, u tha ai udhëheqësve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, ku bëjnë pjesë Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

(r.m.)