Sulm me armë në periferi të Tel Avivit, të paktën 5 të vdekur

Tel Aviv, 30 mars 2022 – Të paktën pesë persona u vranë të martën në një sulm me armë zjarri në qytetin izraelit Bnei Brak, i cili ndodhet në të dalë të Tel Avivit.

Policia bëri të ditur se sulmi ndodhi në dy vendedhe se u krye nga një person i armatosur që po lëvizte me motoçikletë. Mediet izraelite raportojnë se personi i armatosur qëlloi drejt ballkoneve të apartamenteve në një lagje ultra-ortodokse dhe më pas nisi të shtijë në këmbësorë. Më pas personi i armatosur u qëllua dhe u vra.

Ky është sulmi i tretë në Izrael ditët e fundit. Dy ditë më parë, dy policë u vranë me armë zjarri në Hadera, kurse një javë më parë katër persona u vranë me thikë në Beer-Sheba.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për të dyja këto sulme.

Disa orë përpara incidentit të së martës, Kryeministri izraelit Naftali Bennett, i quajti sulmet e fundit një situatë të re të sigurisë dhe kërkoi masa më të forta sigurie.

Sulmet vijnë pak para fillimit të muajit të Ramazanit i cili nis të shtunën, dhe në prag të takimit të ministrave të jashtëm të katër shteteve arabe me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, Në këtë takim që do të mbahet në shkretëtirën izraelite do të diskutohet rreth çështjeve rajonale.

(Sipas  AP)