Sulm ndaj civilëve në Burkina Faso, vriten rreth 100 vetë

Ouagadougou (Burkina Faso), 5 qershor 2021 – Rreth 100 civilë janë vrarë në një sulm të armatosur në një qytet në veri të Burkina Fasos, raportojnë mediet botërore.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 4 qershorit dhe mëngjesit të 5 qershorit, në qytetin Solhan, që gjendet në afërsi të kufirit me Nigerin.

Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik, rreth pesë vjet më parë.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, e quajti sulmin si akt “barbar”.

Qeveria njoftoi se militantët islamikë i kanë djegur edhe disa shtëpi.

Në sulmet e xhihadistëve të lidhur me Al-Kaidën dhe me Shtetin Islamik janë vrarë mijëra persona. Rreth 3 milionë të tjerë janë zhvendosur, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve (Burkina Faso, Çadi, Mali, Mauritania dhe Nigeri) po përpiqen t’i largojnë nga zona xhihadistët.

(r.m.)

Comment

*