Surprizë në Aeroport në New York, dirigjenti i talentuar shqiptar drejton orkestrën në koncertin e mesnatës (film)

Nga Ruben Avxhiu

Ngjarja ndodhi në qershorin e vitit të kaluar, kur muzikantët e Orkestrës Filarmonike Rinore të Bostonit po udhëtonin për në Spanjë.
Një grup i tyre mbeti në aeroportin JFK në New York, kur fluturimi u anullua, në mesnatë.
Kristo Kondakçi, një nga dirigjentët me bursë studimi të BPO-së, nuk e humbi toruan, po u tha muzikantëve që të nxjerrin instrumentet e tyre dhe të vihen në rresht.
Kështu filloi një koncert i papritur i mesnatës, ku 55 nga 120 muzikantët e rinj luajtën Variacionin Nimrod nga Variacionit e Enigmës të Elgarit.
Violinçelët dhe basët, si vegla të mëdha ishin të paketuar në avionin që nuk u nis. Të mbetur pa to, instrumentistët kontribuan duke kënduar pjesët që nuk mund t’i luanin.
Udhëtarë të ndryshëm të orës së mesnatës ndaloni më kureshti e disa filmonin e fotografonin muzikantët dhe dirigjentin e talentuar Kondakçi.