Tabaku: Borxhi publik – barrë për shqiptarët, qokë për oligarkët

Tiranë, 25 tetor 2021 – Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, në mbledhjen e ë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë,  ka ngritur shqetësimet në lidhje me borxhin publik.

Ajo ka theksuar se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit publik. Përkundrazi, borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve.

“Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 mld euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.29 mld euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare?! Dukshëm asgjë!”, ka thënë ajo.

“Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Borxhi ka arritur ne 95% te PBB!”, ka thënë ajo.

Tabaku ka theksuar se situata në tregjet botërore dhe në ekonominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin.

“Nuk duhet harruar se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg”, ka theksuar ajo.

Tabaku ka theksuar gjithashtu se situata e borxhit dhe manaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN-ja, e cila e ka kritikuar qeverinë Rama për menaxhimin dhe përdorimin e bordit.

Sipas saj, FMN-ja i ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e qeverisë duke vënë theksin në mungesën e eficencës dhe dërgimin e borxhit në shpenzime jo eficente si ato të PPP-ve.

(r.m.)