Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata” djalin e Sorosit!

Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “persona non grata” djalin e Xhorxh Sorosit, i cili, sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Ajo kërkoi gjithashtu që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rrama,  të ndalohet në përpjekjet e tij për nismën rajonale “Ballkanin e Hapur”. 

Zonja Tahiri ka reaguar kështu ndaj takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, ku do të bisedohet për nismën “Open Balkan” dhe ndaj vizitës së Alexander Sorosit në Prishtinë, të dielën..

“Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtine… Lojëra të rrezikshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“A ka kush ta ndalë Ramën dhe a ka kush ta shpallë ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’?”, ka shkruar Tahiri. 

Përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), të udhëhequr nga zëvendëskryetari Alexander Soros, u prit të dielën në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

 

(r.m.)

 

https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/4842669382432204

Comment

*