Takim urgjent për afganët mes MJ Xhaçka dhe ambasadores amerikane Kim

Zyrtarët theksuan se do të vazhdojnë në orët e ardhshme komunikimin me median si përherë rregullisht për çdo info

Knid Ndrenika

Ministria e Jashtme ftoi mediat të paraqiten sa më shpejt për një konferencë të mundshme për gazetarë pas takimit të ministres Olta Xhaçka me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim.

“Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me secilin prej jush si në raste përmbytjesh, tërmetesh apo pandemia, të gjitha bashkë duhet të përballojmë edhe këtë situatë të re e të vështirë me qytetarët afganë”-u tha medieve, ministria.

Zyrtarët e saj theksuan se do të vazhdojnë në orët e ardhshme komunikimin me median si përherë rregullisht për çdo info.

“Si fillim ju bëj me dije që Ministrja Xhaçka po pret në takim ambasadoren e SHBA, Kim. Pas takimit mund të ketë një deklaratë për shtyp ndaj sa më parë dërgoni në MEPJ kamera e makinat e direkteve”-thuet në njoftimn e minstrisë.

Shqipëria siguroi dje në mesditë se është gati të presë afganët që rrezikohen me jetë pas rikthimit në pushtet të talebanëve në Afganistan me një numër të menduar se do të jetë 200-350 këto ditë duke nisur që sot.

Afganët e parë besohet të strehohen në Tiranë dhe në Durrës, përfshi konviktet e studentëve.