Taksat mbi të ardhurat dhe ligji për emigrantët pa dokumenta

Rubrika: Çeshtje të Emigracionit: Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve tuaja

 

Pyetje: Unë jam një emigrant pa dokumenta i ardhur nga Shqipëria. Nuk kam numër pune, por e di që duhet të paguaj taksat shtetit.Dua të jem në regull me shtetin sepse mendoj që një ditë do të legalizohem si shumë të tjerë.  Ju lutem më thoni si duhet të veproj?

Anonim

Letërshkruesi duhet të aplikojë për numrin idendifikues të takspaguesit(ITIN) dhe pastaj pasi ta marrë këtë numër nga IRS(Internal Revenue Service) të paguajë taksat. Për individët që kërkojnë që në një të ardhme të afërt të legalizojnë statusin e tyre,  është e këshillueshme të manifestojnë sjellje e veprimet të njeriu të mirë e korrekt me shtetin.Shërbimi i Emigracionit dhe i Shtetësisë amerikane heton karakterin e personit,nëse ka apo jo rekord të pastër para se të vendosë për t’i akorduar statusin. Një nga gjërat që Emigracioni shikon me kujdes është edhe nëse ai ka punuar dhe i ka paguar taksat shtetit.

Nëse ka punuar por s’ka paguar taksat, personit i kërkohet t’i paguajë ato, madje para se të marrë në shqyrtim kërkesën e tij për legalizim statusi. Ligji kërkon që emigrantët pa dokumenta të raportojnë të ardhurat e tyre në IRS njëlloj si të gjithë qytetarët e rregullt. Siç e thamë më lart, nëse një person nuk ka numër pune(SS#) ai duhet të aplikojnë për ITIN-numrin e takspaguesit, dhe të përdorë këtë të fundit për qëllim taksor. ITIN ka në vetvete  9 numra dhe është vetëm për ata persona që nuk janë të ligjshëm për Numrin e Punës(SS#). Një individ mund të marrë ITIN duke i dërguar IRS formularin W-7 herën e parë që ai bën taksat.

Emigrantëve pa dokumenta u nevojitet SS# ose ITIN për të patur një llogari bankare, por IRS nuk  i lëshon ato nëse individi nuk  ka paguar taksat. Një person që punon për cash  ose me ditë pune, edhe pse fiton një shumë të vogël të hollash është i detyruar para shtetit të paguajë taksën mbi të ardhurat. Megjithatë, duhet thënë që pasja e numrit idendifikues të takspaguesit,( ITIN) nuk të jep të drejtën për punë, pra nuk zëvëndëson numrin e punës(SS#). Madje, as nuk është leje për të hapur bisnes. Është thjesht për qëllim të pagimit të taksave  qeverisë. Hapja e bisneseve kërkon licensë dhe të bësh rregjistrrimin e bisnesit me shtetin ku banon,dhe shumica e shteteve kërkojnë fillimisht të verifikojnë statusin e atij që kërkon licensë për të hapur bisnes. Ndaj  sugjerojmë që gjithkush që mund të ndodhet në një situatë të tillë,të kërkojë konsultim me avokat para se të  hedhë hapat e tij të para në këtë punë.

Këshilla më e mirë që u jepet individëve në këto raste është që ata të akumulojnë prova që punojnë,apo janë të punësuar,dhe paguajnë taksat.

 

Pyetje -A mjafton ITIN si dokument idendifikimi?

Jo. Siç e thamë më lart, ITIN jepet vetëm për qëllim taksash. Jashtë këtij sistemi,ai nuk njihet si dokument idendifikimi.

 

Pyetje: A  mund të përdoret  ITIN për qëllim punësimi?

Jo. ITIN është destinuar vetëm për të paguar taksat  federale nga emigrantët padokumenta. Marrja e ITIN, nuk i ndryshon statusin personit që e posedon atë.

 

Pyetje: Si mund të aplikoj për ITIN?

Përdorni variantin e fundit të  Formularit Form W-7 (Application for IRS individual taxpayer Identification Number) dhe  i bashkëngjitni  tëksën federale. Adresa  që do të përdorni për postim është:

Internal Revenue Service

Austin Service center

ITIN Operation

P.O.Box 149342

Austin, TX 78714-9342

 

Pyetje : Kur duhet të aplikoj për ITIN?

Ju duhet të plotësoni W-7  sapo të jeni gati të për të paguar taksën mbi të ardhurat(federal income tax return). E mira është të mos e lini për ditët e fundit, përpiquni të evitoni gjobën për shkak të vonesave.

 

Pyetje : Si dhe kur  mendohet të më vijë ITIN?

Nëse jeni i kualifikuar për ITIN dhe aplikimi për të është bërë korrekt, përgjigja nga  IRS duhet t’u vijë brenda  4-6 javëve. Nëse nuk u vjen përgjigje brenda kësaj kohe, duhet të merrni në telefon për të parë se ç’bëhet me statusin e aplikimit tuaj.

 

Pyetje : Kush mund të më ndihmojë kur të bëj aplikimin për ITIN?

Ju mund të telefononi IRS, pa pagesë, në numrin 1-800-829-1040 për të marrë ndihmë në plotësimin e formularit W-7 dhe taksën. Asistencë për këtë qëllim mund të gjeni edhe tek Qëndra e Asistencës për Takspaguesit (TACs) Taxpayer Assistance Center.

 

Pyetje : Çfarë duhet të bëj kur të më jepet Numri i Punës ?

Me të marrë numrin e punës, ju duhet të hqni dorë nga pagesa e taksave duke përdorur ITIN.  Paskëtaj, duhet të përdorni numrin e punës , për taksat. Ju duhet të njoftoni IRS që keni tashmë numër pune dhe ata bëjnë veprimet e tyre, duke kombinuar taksat që keni paguar më parë  duke përdorur ITIN dhe ato të mëpasmet që do të vazhdoni duke përdorur numrin e punës.Dërgoni për këtë qëllim një letër spjeguese të cilës t’i bashkëngjisni një kopje të SS#. Letrën duhet ta dërgoni në adresën e poshtë shënuar:

Internal Revenue Service

Austin, TX 73301-0057

Informacion shtesë mund të gjeni nëse hyn në internet  tek website i Shërbimit të Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane(USCIS) www.uscis.gov.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë emigrantët shqiptarë të aftësohen për të kërkuarndihmë në mënyrë të pavarur . Inkurajojmë pyetjet tuaja nëpërmjet emailit [email protected].