TALENTI 18 VJEÇAR RROGOZHINAS NË ATHINË

Nga Naim Doda

Ai quhet Mateo Proshka,i biri i Pellumbit dhe i Dafina (Xhafa). I lindur në Londer të Anglise,më 25 shtator 2004. Në moshë vetëm 1 vjeçare, familja e tij transferohet në kryeqytetin e shtetin Grek,Athinë. Këtu Mateo kryen të gjithë ciklet e shkollës, përfshi dhe shkollën e mesme. Që kur ishte vetëm një 13 vjeçar, tek ai lind pasionin për muzikën.Edhe pse ende një fëmijë do të shperthente para një viti nëpër skenat e Athines si një repist me një të ardhme shumë premtuese. Ndihmën e parë ja dhanë pikërisht bashkatdhetarët i tij nga Mirdita,vëllezerit Cakali e Sabio,duke ja mundësuar që ky talent të shpërthente. Falë këtij talenti ai tani ka oferta nga dy repiste të famshem grek, Trannos e Snik.
-Mateoni cili njihet me emrin Kidd (emër arti në muzikë),ne vazhdojmë ta ndjekin nga afër me njerëzit tanë në shtetin Grek, këtë djalish,i cili  gjithmonë e më shumë po shpalos talentin e tij në skenat greke.
Ai sapo ka dalë me një këng të re para pak ditësh,duke “pushtuar “klasifikimet dhe duke u renditur aktualisht në vendin e parë me këngën KAPOTÉ(Ishte një herë).Dhe e veçanta e tij qendron në faktin se i krijon vetë këngët.
Duke patur kontant me të (ndiqet shumë në tik tok e në Spotify),ka shprehur dëshirin të jap një koncert në Rrogozhinë,në shtëpinë e prindërve të tij. Dhe kjo na bënë me të vërtetë krenar.

•Kohët e fundit ai ka marrë një ofertë bashkpunimin me një nga repistet më të famshem grek SNIK (Dimitris Giannoulis  emri i vërtetë)

Po kush është ZNIK?

Çdo vënd ka reperin e vet të suksesshëm.  Për momentin, ai grek i përgjigjet emrit të Snikut: i lindur Dimitris Giannoulis, për dy vite radhazi fitoi çmimin kombëtar VMA “Best Hip-Hop Artist” (2017, 2018) dhe u nominua edhe për “Duoja më e mirë” në 2018.2 nëntor 2019
•Ai ka bashkëpunuar dhe me repistin tashmë të njohur Noizy si dhe me dy repiste të tjerë italian .
• Ne si staf tashmë jemi futur në gjurmët e këtij djaloshi dhe i urojmë vetëm suksese dhe padyshim presim surprizat e radhës
Suksese Kidd !!!