Talibanët përdorin gaz lotësjellës për shpërndarjen e grave protestuese

Kabul, 4 shtator 2021 – Militantët talibanë të shtunën, më 4 shtator, kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë të shtënë në ajër për të shpërndarë një grup prej dhjetëra grave afgane që po protestonin në Kabul për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Raportohet se të paktën një grua është plagosur.

Në një video-regjistrim të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një grua e përgjakur me një plagë në kokë.

Gratë protestuese që u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul mbanin pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta”.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan se si gratë u përballën me talibanët e armatosur. Disa gra shihe duke u kollitur nga gazi lotsjellës, ndërsa disa të tjera tregojnsë se ato janë rrahur nga talebanët.

Gjatë dy ditëve të fundit, një grup grash afgane kanë mbajtur protesta duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.

Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave edhe në qytetin perëndimor të Heratit.

Grupi militant i talebanëve ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit.

Sher Mohammad Abbass Stanekzai, udhëheqës i lartë taliban, i ka thënë BBC-së më 31 gusht se mendonte se gratë nuk do të emëroheshin në poste të larta qeveritare, por do të kenë një rol në qeveri.

Shumë vende dhe organizata kanë shprehur dyshime në lidhje me premtimet e talebanëve se tani do të sundojnë ndryshe.

(r.m.)

Comment

*