Taylor Swift nderohet me çmimin “Global Icon”

Londër, 10 maj 2021 – Të marën, më 11 maj, në Londër do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit 2021”.

Ndërsa shumica e fituesve të këtij çmimi do të shpallen në këtë ceremoni, Taylor Swift është njoftuar se ajo do të jetë fituese e çmimit “Global Icon”.

Swift është nominuar për çmimin “International Female Solo”, bashkë me Ariana Grande, Billie Wilish, Miley Cyrus dhe Cardi B.

Ky vlerësim i BRIT 2021 i jepet këngëtares 31 vjeçare për ndikimin e saj në muzikë në të mbarë botën.

Taylor Swift është femra e parë që nderohet me këtë  çmim. Deri tani, fitues të këtij çmimi kanë qenë vetëm meshkujt: David Bowie, Elton John dhe Robbie Williams.

(r.m.)