Të enjten promovohen dy vepra kapitale mbi historinë e Shkupit

Shkup, 9 qershor 2021 – Historiografia shqiptare ka qenë e mangët me vepra që kanë ngërthyer në vete proceset e rëndësishme të shtetndërtimit në pjesën dardane të shqiptarisë. Kjo mangësi ka lënë jashtë përfshirjes sidomos Shkupin, si epiqendër e zhvillimeve kombëtare e kulturore, në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore  e Kulturore Shqiptare (ITSHKSH) në Shkup, me botimin veprave “SHKUPI NË LIDHJEN E PRIZRENIT” dhe KLUBI “BASHKIMI” I SHKUPIT, të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, e plotëson këtë bollshëk, kurse Shkupit ia rikthen lavdinë që e kishte dikur.

Këto vepra janë fryt i punës së palodhshme 40 vjeçare të autorit, Prof.Dr. Ramiz Abdyli, i cili për herë të parë sjell para lexuesit dy margaritarë nga historiografia shqiptare, duke e plotësuar një mozaik të munguar mbi spektrin gjithëpërfshirës të historisë së shqiptarëve.

Veprat “SHKUPI NË LIDHJEN E PRIZRENIT” dhe “KLUBI ‘BASHKIMI’ I SHKUPIT” do të promovohen të enjten, në ora 10:00, në kuadër të Konferencës Shkencore kushtuar veprimtarisë së Prof. Dr. Ramiz Abdylit dhe në shenjë të shënimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

(e.a.)