Të paktën 45 të vdekur nga rrëzimi i avionit luftarak në Filipine

Manila, 4 korrik 2021 – Të paktën 45 humbën jetën dhe 50 u plagosën të dielën në Filipine kur një aeroplan ushtarak i tipit C-130 me trupa të ushtrisë u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pasi doli nga pista në jug të vendit.

Aksidenti ndodhi pranë aeroportit Jolo, në provincën Sulo.

Zyrtarët thanë se disa ushtarë ishin parë duke u hedhur nga avioni para përplasjes në tokë dhe shpërthimit. Ushtria tha se 17 ushtarë nuk janë gjetur deri në orët e mbrëmjes.

Një komandant ushtarak rajonal tha se nuk kishte gjasa që avioni të ishte qëlluar. Ai tha se dëshmitarët kanë treguar se gjatë uljes avioni kishte gabuar dhe e kishte tejkaluar pistën e pastaj ishte rrëzuar në periferi të aeroportit.

(r.m.)

Comment

*