Të paktën 56 të vdekur në një sulm vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Peshavar, 4 mars 2022 – Policia e Pakistanit njoftoi se të paktën 56 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën nga dy sulmues vetëvrasës në një xhami në Peshawar më 4 mars.

Muhammad Asim, zëdhënës i spitalit të Peshavarit, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Policia tha se dy sulmuesit së pari qëlluan me armë në besimtarët gjatë lutjes të së premtes epastaj e aktivizuan një mjet shpërthyes brenda xhamisë në rrugën Kocha-e-Risaldar në rrethin e tregut Qissa Khani.

Shefi i policisë së qytetit, Muhammad Ijaz Khan, tha se dy sulmuesit hapën zjarr edhe ndaj policisë, duke vrarë një prej tyre, përpara se të hynin në xhami.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

(r.m.)

Comment

*