Të shtunën 08-17 zhvillohet referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD-së Basha

“Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në REFERENDUMIN e dt 18 Dhjetor!”, – njoftoi Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike opozitare në Shqipëri 

Knid Ndrenika

Floriana Garo, përfaqësuese e lëvizjes që ndërmori dy herë ish-presidenti dhe dy herë ish-kryeministri Sali Berisha shkruajti në fejsbuk:

“Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në REFERENDUMIN e dt 18 Dhjetor”!

Njoftimi saktëson se referendumi do të zhvillohet ndërmjet orëve 08:00 deri në 17:00 më 18 dhjetor, të shtunën.

Më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”, 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Jashtëzakonshëm votuan shkarkimin e zotit Basha si kryetar i Partisë Demokratike.