Tefta Tashko Koço, urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Europës

Legjendarja Tefta Tashko Koço lindi më 2 nëntor 1910, në qytetin Fajum të Egjiptit.

Në vitin 1921, në moshën 11-vjeçare sheh për herë të parë Shqipërinë. Familja e saj me origjinë nga Frashëri i Përmetit, braktis kurbetin dhe kthehet në Atdhe. Në kujtimet që na vijnë nga të afërmit e saj në ditët tona, thuhet se ka qenë një fëmijë gjithmonë i etur me kuriozitetin e moshës dhe me mall prej të rrituri për vendlindjen e prindërve, pasi në vogëli, pëlqeu shumë gjuhën dhe këngët shqiptare që dëgjonte në festa dhe gëzimet familjare.

Emancipimi i femrës është mënyra sesi ajo lë veprën e saj, ajo ishte një divë që nëpërmjet vokalit të saj muzikor solli mjeshtëri në të kënduarin e arieve dhe veprave të kompozitorëve të famshëm. Këtë ndërgjegje të lartë artistike e plotësonte ndjeshmëria dhe virtualiteti i të qenit  femër me një hijeshi që të bënte për vete.

Gjatë periudhës 1926-1931, Tefta studio në Konservatorin e Muzikës në Montpellier dhe në vitet 1932-1936 studioi në Conservatorie National de Musique et de Declamation të Parisit.

Për Konservatorin ajo këndoi aktin e katërt të operas “Traviata”. Juria e i akordoi Çmimin e Dytë. Në koncertin e dytë po për të njëjtin rast, ajo këndoi La cavatine du Page nga opera “Les Huguentos”, fitoi Çmimin e Parë.

Gjatë studimeve në Francë, mediat e kohës e vlerësuan me kritikë muzike. Tefta ishte pjesëmarrëse në dy konkurse që organizoi Teatri i Operas komike franceze.

Ajo interpretoi në rolet kryesore të dy veprave të mëdha, sigurisht që shkëlqeu me madhështinë e saj. Vlerësimi që iu bë këngëtares sonë nga kritikë të njohur parisienë, përmes artikujve të botuar në gazetat kryesore të kohës e ngriti edhe më profesionalizmin artistik.

Pjesëmarrja e saj në konkurse, koncerte, opera, çmime, diploma, manifestime muzikale, kontrata dëshmojnë për një këngëtare elitare me vlera të padiskutueshme muzikale.

Sa e dashuruar me muzikën klasike, aq edhe e shtangur dhe e interesuar për këngët e popullit të saj, Shqipërisë që ajo e donte aq shumë. Ishte e dashuruar me këngët e tabanit popullor, sa bashkëpunoi me shumë figura të muzikës popullore të asaj kohe.

E rritur në ambient atdhetar, ajo ndjehej më shqiptare se shqiptarët. Për fat zgjodhën për të jetuar, atë qytet që në vitet ’20, ishte kryeqyteti i kulturës shqiptare. Ishte periudha kur u shfaq për herë të parë, nga disa të rinj që kishin ardhur nga Rumania, drama e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”.

Ajo futet në botën e saj artistike dhe do të emancipojë për aq sa mundet brezin e ri dhe botën shqiptare të viteve ’30 nëpërmjet mendjeve të mençura muzikore të nivelit botëror si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini.

Nga martesa me Kristaq Koçon ajo pati një djalë, dirigjenitin e madh Eno Koço, Arstist i Merituar dhe një figurë qendrore artistike në Shqipëri.

Ajo jetoi në kohën me personalitete si, Vangjysh Mio, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Migjeni, dijetarë si Eqerem Çabej dhe Hasan Ceka, përkthyes si Skënder Luarasi apo skulptorë si Odise Paskali nga Përmëti, apo kolegen Marie Krajën.

Po çfarë veprimtarie artistike ka pasur legjendarja Tefta Tashko Koço? Veprimtaria e saj ka qenë e mbushur me këngë dhe bashkëpunime me njerëz të shquar, ndër ta është dhe shkrimtari lirik Lasgush Poradeci. Nuk mund të ngelej jashtë kjo figurë që i shkruante aq ëmbël edhe dashurisë. Perla e bashkëpunimit me të është kënga e famshme sipas tekstit të vjershës, ‘’Kroi i fshatit tonë’’ por edhe “Kur më vjen burri nga stani”.

Nga 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë ajo 36 prej tyre i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali. Në një periudhë kur jetoje në kohën e malaries dhe mizerjes, poshtërsisë dhe maskarallëkut vjen një magji nga një zë i madh dhe i ngrohtë si ajo i Tefta Tashko Koços.

Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit.

Bashkë me të mban dhe festivalin në Firence, krahas këngëtarëve të njohur dhe muzikantëve të shquar popullorë si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.

“Gazeta Diaspora Shqiptare”