Tërhiqet Duka, pranon vendimet e gjykatës dhe shtyn Asamblenë e FSHF-së

Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Edvin Libohova tha se mbështetur dhe në respekt të vendimeve të gjykatës Asambleja e Zakonshme e mbledhur sot në 2 mars, është e pezulluar

Knid Denion Ndrenika

Federata Shqiptare e Futbollit mblodhi Asamblenë e zakonshme pas vendimeve të gjykatës për të pezulluar çdo veprim dhe akt dhe prokurorisë që ka sekuestruar materialet, serverat, mandatet dhe dokumentacionin.

Zëvendëspresidenti i Federatës, Edvin Libohova tha se mbështetur dhe në respekt të gjykatës, Asambleja ishte e pezulluar.

Ndërkaq, delegatët miratuan propozimin e zëvendëspresidentit Libohova që zgjedhjet për presidentin e ri të shtyheshin për në datën 15 mars ora 10.

Kandidatë për president janë zoti Duka, ish-Sekretari i Përgjithshëm, Sulejman Starova dhe gazetari Dritan Shakohoxha.

Presidenti Armand Duka tha se duhej kërkuar me qetësi çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve për të ecur siç theksoi me zhvillimin e futbollit:

“Të lëmë mënjanë të gjitha sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Dhe, pavarësisht gjithçkaje që ndodh brenda dhe jashtë nesh, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar. Duhet të mbyllet e shkuara dhe të fillojë e ardhmja, ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe dhe penalitete. Ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët. Futbolli ka nevojë për të gjithë ne”.

Ndërkohë, Gjykata Penale në Tiranë e ka thirrur Presidentin Armand Duka të paraqitet të premten në orën 10.

Gjykata ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për zotin Duka, Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe shtetasit Koço Kokëdhima dhe Ardian Haçi.

Prokuroria po heton për shpërdorim detyre dhe falsifikim në procesin për thirrjen e Asamblesë së Zakonshme të 2 marsit.

One Response to “Tërhiqet Duka, pranon vendimet e gjykatës dhe shtyn Asamblenë e FSHF-së”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Nuk keni te “pse te kerkoni drejtesi”; perderisa alla km..ti rama eshte keshilluar nga janullua dhe honorizuar nga Kisha greke si “kaloresi i ortodoksise greke”?!
    Dhe “drejtesia” fillon me zhgaravinat origjinale te Rames ne ate qe e quajne zyre dhe vazhdon perdite e me teper me zhgaravinat e gjitheckaje qe i takon popullit te varferuar. PA U ZGJUAR AI POPULL VAJ MEDET SE KU PO SHKON SHQIPERIA E SHITUR TE serbogreket filoruse si KOSOVA e ÇAMERIA( mos harrohen “trashegimtaret” nigeriane, bajgadeshas afganet e te tj. qe po mbushin hotelet luksoze te admiruesave te rames si miqet tuaj).