Tërmet 5.5 ballësh në veri të Greqisë ndihet nga Tirana, në Prishtinë e Shkup

Jo larg kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një tërmet i fortë prej 5.5 ballësh ka tronditur veriun e Greqisë, me epiqendër sipas gjasave në Follorinë.

Tërmeti është ndjerë në mbarë trojet shqiptare. Shumë banorë të Tiranës dhe Prishtinës kanë treguar në rrjetet sociale se kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Më fort është ndjerë në Shkup, që sipas disa njoftimeve të specialistëve ndodhet rreth 151 kilometra nga epiqendra. (r.a.)